Frontline Media Issues Notice Before Action
Frontline Media has initiated legal proceedings against organised media entities in Kosovo who disseminated fabricated and defamatory allegations against our newsroom and its chief editor.
KRONIKAT E BARUTIT, an outlet of The Frontline Media Group announces that it has formally initiated legal action to hold accountable the criminal entities operating under the mantle of journalism who have conducted a deliberate campaign of false allegations, fabrication, and defamation against our newsroom and its chief editor Vudi Xhymshiti.
Following the publication of our investigation on 4 February 20261, which examined mechanisms of power consolidation through intimidation, delegated violence, and narrative engineering, the response did not take the form of factual rebuttal. It came instead as labelling, dehumanisation, fabricated documents, and attempts to criminalise the journalist.
How it all unfolded:
Feb 4: Thaçi’s Assassination Manual - The GPC I Unit.
Feb 7: What Happened After the Investigation Was Published — The GPC I Unit.
Feb 8: The Response That Confirmed the Reporting — The GPC I Unit.
Feb 9: How an Investigation Triggered a Campaign, Not a Debate — The GPC I Unit.
Feb 10: Vehbi Kajtazi and the Politics of a Fabricated Espionage List — The GPC I Unit.
Feb 12: What Happened After Vehbi Kajtazi Turned a Fabricated List into an Espionage Story — The GPC I Unit.
Feb 23: Decoding Hashim Thaçi’s ‘Assassination Manual’ in Modern Pristina — The GPC Media Watch.
Feb 23: The Violent Reflexes of Hashim Thaçi’s Dying Political Order — The GPC I Unit.
On 9 and 10 February 2026, the outlet Paparaci and Mr Vehbi Kajtazi published and amplified allegations asserting that Vudi Xhymshiti was part of an illegal espionage structure. A purported list was presented as institutional output of Kosovo law enforcement authorities, without provenance, without documentary authentication, and without affording a lawful right of reply. The accusations included claims of criminal conduct, impersonation of intelligence structures, and professional fraud.
These allegations are false. They are defamatory under the laws of England and Wales and under the laws of the Republic of Kosovo. They have caused serious reputational and professional harm in multiple jurisdictions, including London and Prishtina. More gravely, they have contributed to the creation of a hostile climate in which risk becomes foreseeable.
Our legal counsel, Ezra Leibowitz, Senior Counsel to Frontline Media Group in London, has issued a formal Notice Before Action to Paparaci and Mr Kajtazi. The notice demands immediate removal of the defamatory material, a full and unequivocal public retraction, a formal apology, disclosure of the source and provenance of the alleged list, and compensation for personal and commercial harm. Failing compliance within seven days, proceedings will be commenced in the High Court of Justice in England and Wales and in the competent courts of the Republic of Kosovo.
We have informed the British Embassy in Pristina, the UK Parliament Foreign Affairs Committee, and the UK Foreign Office of the entirety of this campaign as documented through dated publications and archived evidence. These institutions have been notified not to secure political endorsement, but to ensure visibility and to raise the cost of further escalation against a British journalist and his family.
This matter is not about personal grievance. It is about the boundary between journalism and pressure operations. Freedom of expression is protected. Fabricated allegations of criminality are not. Journalism requires verification, documentation, and accountability. Smear campaigns rely on repetition, ambiguity, and fear.
Following the defamatory publications, a coordinated wave of online hostility unfolded, with hundreds of accounts repeating identical labels and calls for intervention. The family home of Mr Xhymshiti has been attacked and damaged. In a context such as Kosovo, where unresolved political violence remains part of living memory, branding an investigative journalist a spy is not harmless rhetoric. It is a signal.
The public should understand that every stage of this campaign has been documented. Every publication, every broadcast segment, every call for intervention has been archived. Transparency remains our shield.
Regardless of the criminal campaigns designed to intimidate and which are in fact documenting and proving the very fabric of the 4 February investigative findings on the structure of the assassination manual, we will stand and continue to investigate and expose.
ALBANIAN VERSION
KRONIKAT E BARUTIT njofton publikun se ka nisur zyrtarisht procedurat për t’i mbajtur përgjegjëse entitetet e organizuara që po e veshin mantelin e gazetarisë dhe që kanë ndërmarrë një fushatë të qëllimshme shpifjesh, trillimesh dhe insinuatash kundër redaksisë sonë dhe kryeredaktorit të saj Vudi Xhymshiti.
Pas publikimit të gjetjeve tona hulumtuese më 4 shkurt 2026, të cilat ekspozuan mekanizmat e konsolidimit të pushtetit përmes frikësimit, delegimit të dhunës dhe inxhinierisë narrative, reagimi nuk erdhi në formën e kundërargumenteve faktike. Ai erdhi si etiketim, si dehumanizim, si fabrikim dokumentesh dhe si përpjekje për ta kriminalizuar gazetarin.
RRJEDHA E NGJARJEVE
4 Shkurt: Skema e vrasjeve politike të Hashim Thaçit — Kronika B Hulumtim.
5 Shkurt: Kur e vërteta kthehet në provë kundër pushtetit vrastar të Hashim Thaçit — Kronika B Koment dhe Analizë.
5 Shkurt: Si Reagon Manuali i Hashim Thaçit Kur Ekspozohet — Kronika B Lajme dhe Raportim.
6 Shkurt: OVL-ja po Bërtet për ta Mbytur të Vërtetën — Kronika B Politikë.
7 Shkurt: Reagimet që Konfirmuan Gjetjet Tona Hulumtuese — Kronika B Lajme dhe Raportim.
8 Shkurt: Reagimi që e konfirmoi raportimin tonë — Kronika B Lajme dhe Raportim.
10 Shkurt: Pse Faktet Tronditën Median e Kosovës — Kronika B Koment dhe Analizë.
10 Shkurt: Vehbi Kajtazi dhe Politika e një Liste të Fabrikuar Spiunazhi — Kronika B Politikë.
Më 9 dhe 10 shkurt 2026, portali Paparaci dhe z. Vehbi Kajtazi publikuan dhe i dhanë jehonë pretendimeve se Vudi Xhymshiti ishte pjesë e një strukture të paligjshme spiunazhi. U prezantua një listë e pretenduar si produkt institucional i autoriteteve të rendit në Kosovë, pa verifikim të dokumentuar dhe pa të drejtë përgjigjeje paraprake. Pretendimet përfshinin akuza për kriminalitet, përvetësim strukturash inteligjence dhe mashtrim profesional.
Këto pretendime janë të rreme. Ato përbëjnë shpifje sipas legjislacionit të Mbretërisë së Bashkuar dhe të Republikës së Kosovës. Ato kanë shkaktuar dëm serioz reputacional dhe profesional në disa juridiksione, përfshirë Londrën dhe Prishtinën. Më e rëndësishmja, ato kanë kontribuar në krijimin e një klime armiqësore ku rreziku për jetën bëhet i parashikueshëm.
Këshilltarja jonë ligjore, Ezra Leibowitz, nga The Frontline Media Group në Londër, ka dërguar një “Njoftim Para Veprimit” ndaj Paparacit dhe z. Kajtazi. Në këtë njoftim kërkohet heqja e menjëhershme e materialeve shpifëse, një tërheqje publike e plotë dhe e pakushtëzuar, një ndjesë zyrtare, zbulimi i burimit dhe origjinës së listës së pretenduar, si dhe kompenzim për dëmin personal dhe komercial të shkaktuar. Në mungesë të reagimit brenda shtatë ditëve, do të iniciohen procedura në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë në Angli dhe Wales, si dhe në gjykatat kompetente të Republikës së Kosovës.
Ne e kemi informuar Ambasadën Britanike në Prishtinë, Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme në Londër për tërësinë e kësaj fushate, ashtu siç është dokumentuar me prova, data dhe arkiva publike. Këto institucione janë njoftuar jo për të kërkuar mbështetje politike, por për të ngritur koston e çdo përshkallëzimi të mëtejshëm kundër një gazetari britanik me origjinë kosovare dhe pronës private të familjes së tij në Kosovë.
Kjo çështje nuk ka të bëjë me krenari personale. Ajo ka të bëjë me kufirin mes gazetarisë dhe operacionit të presionit. Liria e shprehjes është e garantuar. Shpifja e fabrikuar nuk është. Gazetaria kërkon verifikim, dokumentim dhe përgjegjësi. Fushata e shpifjes kërkon mjegull, përsëritje dhe frikë.
Pas publikimeve shpifëse u shënua një valë e koordinuar armiqësie në internet, me qindra llogari që përsëritën të njëjtat etiketime dhe thirrje për ndërhyrje. Shtëpia familjare e z. Xhymshiti është sulmuar dhe dëmtuar përsëri. Në një kontekst si ai i Kosovës, ku vrasjet politike të pazbardhura mbeten plagë të hapura, shpallja e një gazetari si spiun nuk është retorikë e pafajshme. Është sinjal.
Publiku duhet ta dijë se ne e kemi dokumentuar çdo hap të kësaj fushate. Çdo publikim, çdo video, çdo thirrje për ndërhyrje (jo formale) institucionale është arkivuar dhe ruajtur. Transparenca është mburoja jonë.
Pavarësisht fushatave kriminale të dizajnuara për të frikësuar dhe që në fakt po i dokumentojnë dhe po i vërtetojnë gjetjet tona hulumtuese të 4 shkurtit mbi vetë strukturën e manualit të asgjësimit, ne do të qëndrojmë dhe do të vazhdojmë të hulumtojmë dhe të ekspozojmë.
167-169 Great Portland Street (5th Floor)
London, W1W 5PF, United Kingdom
Thaçi’s Assassination Manual
Thaçi’s strategy transformed Kosovo into a coercive state, where “assassination atmospheres” were manufactured to justify neutralising opponents and trapping loyalists in a cycle of debt. — The GPC I Unit.



